HomeDebatBota

Erdogan: Fundi i Perëndimit do të vijë, u ngrit mbi gjak, lotë, masakra, genocid dhe shfrytëzim

Erdogan: Fundi i Perëndimit do të vijë, u ngrit mbi gjak, lotë, masakra, genocid dhe shfrytëzim

Përveç Rusisë që flet për “Perëndimin Kolektiv” dhe rënien e tij, tashmë ka nisur të flasë edhe presidenti turk, Erdogan. Në një fjalim të mbajtur në Këshillin e Shtatë Fetar në Ankara, më 26 nëntor, Erdogan citohet të jetë shprehur se:

“Progresi i Perëndimit, i ndërtuar mbi gjak, lotë, masakra, genocid dhe shfrytëzim – dhe e theksoj – ka arritur përkohësisht të dominojë qytetërimin hyjnor të Lindjes që ka në bazë njeriun”.

Ai ka shtuar se dita do të vijë për fundin e këtij qytetërimi që përfaqëson një:

“Parantezë të progresit që përjashton njerëzore dhe të shenjtën”

Po ashtu presidenti turk ka folur edhe për atë që e ka quajtur kultura tekno-digjitale që nuk ka lidhje vetëm me argëtimin por me akumulimin e një sasie të jashtëzakonshme parash që ndikon në plan afatgjaë në botë.