HomeAktualitetKryesore

Basha i frikësuar kur i shfaqen fotot me të arrestuarit e Yaris-it! Largohet nga Kuvendi me bodiguard(Foto)

Basha i frikësuar kur i shfaqen fotot me të arrestuarit e Yaris-it! Largohet nga Kuvendi me bodiguard(Foto)

Siç kishte paralajmëruar, deputeti i PS Taulant Balla, i akuzuar nga Lulzim Basha si pronar i miliona eurove dhe i makinës Tyota Yaris, nxorri fakte, që e vërteta ishte krejt ndryshe : Parat dhe Toyota nuk i përkisnin “çunave” nga Elbasan por “çunave” nga Lura dhe ishin vëllezërit e një militanti dhe miku të Lulit në atë zonë.

Këtë akuzë, Balla e ilustroi me foto, ku vëllai i njëri nga kushurinjtë Vladi, të akuzuar për këtë aktivitet krimina,l ishte fotografuar krahë për krahë me Lulzimin, jo duke ngrënë dhe pirë, por në zyrën e tij tek “Shtëpia e Gjetheve” SHQUP, atje ku Basha mbledh e nxjerr informacione.

Por, Basha nuk e ka pritur, se edhe nga Shtëpia e tij e Gjetheve ka spiun dhe është tronditur kur ka parë fotografinë, duke i bërë me shenjë treshes së rojeve, Sali-jarani, Fahriut të vogël dhe Flamur Novosejës të largohen.

Bodigardët haruuan misionin me Yaris dhe ikën pas shefit të ri të  zbulimit që zbulon veten.

Balla ka reaguar i revoltuar, duke i kërkuar që mos të dalë nga salla si frikacak, por të jap sqarime.

“Mos ik Lulzim. Sot  kemi një provë të rëndë që të përfshin në pastrimin e parave. Ja ku je Lulzim me vëllain e personave të akuzuar për pastrimin e parave. Janë në zyrën e Lulzim Bashës.  Kjo është provë e pakontestueshme” , deklaroi ai/Ekskluzive.al