HomeAktualitetDebat

RTSH si gjiriz për opinionin: Në aktivitetin për gratë zgjedh broçkullat e Garos me Berishën, në vend të kryeministrit Rama

RTSH si gjiriz për opinionin: Në aktivitetin për gratë zgjedh broçkullat e Garos me Berishën, në vend të kryeministrit Rama

RTSH gjatë këtyre 30 viteve, është parë si një institucion në shërbim të qeverive.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar kohët e fundit.

Në këtë institucion ka me shumicë gazetarë të afërt me PD dhe Sali Berishën, dhe kjo gjë reflektohet edhe në përmbajtjen e televizionit.

Fjala vjen, si kryeministri Rama, ashtu edhe rivali i tij Berisha, këtë të shtunë kishin zgjedhur të mbanin një aktivitet me gratë e partive të tyre, në të njëjtën kohë.

Dhe ndërsa shumica e televizioneve transmetonin fjalimin e Ramës, RTSH jepte fjalën e Floriana Garos.

Dhe pastaj ankohen për politizim të RTSH-së!