HomeAktualitet

Komisionerja Kos: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dy vendet e para që përfitojnë miliona nga ndihma e BE-së!

Komisionerja Kos: Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dy vendet e para që përfitojnë miliona nga ndihma e BE-së!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për të vijuar rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Komisionerja për Zgjerim në Bashkimin Europian, Marta Kos. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kos përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve e të parafinancimit.

Kos shton se kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.

Reagimi i Marta Kos

Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes ????????!

Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në.