HomeKronike

Pllumbi i “drejtë” i GJKKO lë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin…duhet ta kthente në burg

Pllumbi i “drejtë” i GJKKO lë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin…duhet ta kthente në burg

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën për lirim të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të kreut të PD-së Sali Berisha.

Malltezi kërkonte revokimin e masës së arrestit në shtëpi, por kërkesa u refuzua nga gjyqtari Engert Pellumbi, duke lënë në fuqi masën e sigurisë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Malltezi kërkonte revokim të masës së sigurisë. Një tjetër kërkesë e tij e bërë më herët është rrëzuar më 24 janar të vitit 2025 nga Apeli i GJKKO-së.

Jamarbër Malltezi që prej muajit nëntor të vitit 2023 është lënë në “arrest shtëpie” me vendim të gjyqtares Ilirjana Olldashi, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e liruar nga burgu.

Malltezi akuzohet për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim lidhur me dosjen “Partizani”.