HomeHumor

Muli po mendon për prodhimin e parfumit “Berisha”

Muli po mendon për prodhimin e parfumit “Berisha”

Muli u bë xheloz sot për Fatmir Mediun.

Ai dëgjoi që kishte blerë parfumin “Trump” 250 dollarë dhe ua tregonte të gjithëve që është parfumi më i mirë që mbajnë politikanët sot në botë.

Madje kishte marrë dhe porositë e para nga shumica e grupit që t’ua blinte lirë në SHBA.
Spinach Recalled After Testing Positive for Listeria
Keep Watching

— Me këtë parfum do të shkoj dhe në sallën e gjyqit, i tha Mulit.

Po ja mbajti gjyqtares, le të dënojë dhe Trumpin bashkë me mua.

Do t’i quhet që e ka me SHBA.

Këtu Mulit iu ndez drita për një ide të re.

— Po të prodhojmë parfum “Berisha”, i tha Lelos?

Merre me mend, do ta blejnë gjithë demokratët.

E shesim tek dyqani i Karminës në Bllok. Me

këtë rast sfidojmë dhe ata që na thonë: “Keni elektorat fshatar, nuk hidhni kurrë parfum.”

— E bëjmë, tha Lelo, por puna është se tani kemi humbur thellë dhe shumica e demokratëve nuk duan të bien në sy.

Shumicën e tyre nuk i njohin nga fytyra, por po të prodhojmë parfumin, pastaj do t’i njohin nga era.

Do thonë: “Ky vjen erë Berishë.”

— Ky është problem i vërtetw, tha Muli, por mund ta zgjidhim me prodhime disa variante që të mos jetë një aromë.

— Dhe ashtu është problem, tha Lelo, se do thonë:

“Ky është ‘Berishë i egër’, ky është ‘Berishë i butë’.”

Madje mund të thonë: “Ky vjen erë si ‘Berisha pas zgjedhjeve’.”

— Ideja është që po arrestuan Doktorin, ata nuk arrestojnë dot aromën e tij.

Ajo do jetë e lirë dhe për gjithë jetën, tha Muli.

— Kjo po, tha Lelo.

Përveç nesh, Doktori do lërë si trashëgimi dhe aromën e tij. /Antena/Tema