HomeAktualitetDebat

Pasi uron Donald Trump, që priste me “padurim” urimin e Saliut për festën e SHBA, Berisha denoncon një rast votimi familjar

Pasi uron Donald Trump, që priste me “padurim” urimin e Saliut për festën e SHBA, Berisha denoncon një rast votimi familjar

Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat, nga ku vijoi të flasë për zgjedhjet e 11 Majit.

Në fillim ai uroi Presidentin Trump për 4 korrikun, festën e Pavarësisë, duke u shprehur se SHBA-të kanë bërë shumë për kombin shqiptar, ndërkohë ka vijuar me denoncimet e tij për zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa i cilësoi zgjedhjet parlamentare si ‘farsë elektorale’, Berisha publikoi sot video të reja nga disa qendra votimi në Krujë, që sipas tij faktojnë manipulimin e votave.
Study Suggests Amygdala Response Can Predict Depression Treatment Outcomes
Keep Watching

Në videot e shpjeguara nga PD, flitet për votime familjare dhe patronazhistë që shoqërojnë zgjedhësit në kutinë e votimit.

“Votim familjar nën mbikëqyrjen e kamerës së qeverisë”, tha PD përmes videove të transmetuara.