HomeAktualitetDebat

VIDEO/ “O Edi” – E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’ke që bërtet?

VIDEO/ “O Edi” – E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’ke që bërtet?

Pas valës së dorëheqjeve të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka qenë sërish në qytetin bregdetar.

Ajo çfarë ka rënë në sy gjatë vizitës së Ramës në qytetin bregdetar, është një e moshuar, e cila kërkon me këmbëngulje një takim me kryeministrin.

Siç shihet dhe në video e moshuara është përplasur edhe me truprojat e kryeministrit, vetëm që të takohej me të.

Rama, pasi ka parë këtë skenë, e ka takuar të moshuarën dhe të dy biseduan për pak momente.

“O Edi, o Edi”, dëgjohet të thërrasë vazhdimisht e moshuara.