HomeAktualitetDebat

Braçe: Zyrtarët të mos futen në baxho siç vijnë nga rruga, aksioni është për sigurinë ushqimore! Jo për të kapur “malin” si prodhues rigoni

Braçe: Zyrtarët të mos futen në baxho siç vijnë nga rruga, aksioni është për sigurinë ushqimore! Jo për të kapur “malin” si prodhues rigoni

Deputeti socialit Erin Braçe ka bërë një reagim për aksionin për sigurinë ushqimore, që ka nisur prej ditës së djeshme në terren. Braçe ka ndarë fotot e disa zyrtarëve që futen për kontrolle në baxho, ndërsa shkruan se nuk mund të futen aty siç vijnë nga rruga, por duhet të përdorin përparëse e doreza.

Me ironi më tej Braçe shkruan se ky është aksion për sigurinë ushqimore dhe jo për të ‘kapur’ malin si prodhues i rigonit. Braçe i referohet një video në Sarandë mes një tregtareje dhe zyrtarit të Bashkisë, i cili i kërkon shitëses në tregun e fruta-perimeve që të vendosë etiketë se kush është prodhuesi i rigonit, ndërsa ajo i përgjigjet: mali.

“Brenda në aksion për sigurinë e ushqimit. A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hynë në baxhot e bulmetit dhe frigoriferët e bulmetit e të mishit siç vijnë nga rruuuuugaaaaa. Pra pa qese në këpucë e në kokë, pa përparëse e pa doreza?? Se është aksion për sigurinë e ushqimeve, jo për të kapur malin si prodhues i rigoni”, shkruan Braçe.