HomeHumor

Muli i mërzitur me Lelon që vlerëson vetëm veriorët katolikë

Muli i mërzitur me Lelon që vlerëson vetëm veriorët katolikë

Muli sot u mërzit seriozisht me Lelon.

Në një postim të tij Lelo kishte deklaruar se përfundimisht PD i mbetën besnikë vetëm veriorët katolikë.

Kjo e tronditi shumë Mulin.

— Si ka mundësi, tha me vete.

Numri 1 i PD tw Doktorit, mysliman nga Veriu.

Numri 2, unë, mysliman nga Veriu.

Numri 3 mysliman nga Veriu.

Numri 4 mysliman nga Veriu.

Ky thotë që më të mirët janë katolikët nga Veriu.

E thirri gjithë mllef t’i zbrazej, por i ra inati kur e pa që Lelo nuk po e prishte terezinë.

— Çfarë e kishe atë postim, i tha Muli?

— Pse dhe ti je shqetësuar për këta toskët, tha Lelo?

— Jo mo, ata as i llogaris fare, tha Muli, por me ne veriorët myslimanë çfarë ke ti?

Apo keni ndonjë plan të vendosni ndonjë katolik në krye të PD?

Jozefinën nuk e manipuloni dot, se ajo më parë vret veten se t’i zërë vendin Doktorit, tha Muli.

Paloka po ashtu. Vetëm po i mbushët mendjen Gjin Gjonit, ose Gjekmarkajt.

— Nuk më ka shku mendja deri këtu, tha Lelo, por e kisha në aspektin që prifti katolik iu kthye Ramës.

Këta hoxhallarët e Shkodrës nuk hapën gojë.

— Po qe se i është kundërvënë prifti tregon që Rama nuk e ka mirë me Vatikanin, jo me Veriun, tha Muli.

Se hoxhallarët e shohin që e ka mirë me Stambollin dhe nuk ndihen.

Kjo s’ka lidhje me PD.

— Nuk më kishte shkuar mendja këtu, i tha Lelo.

E kisha thjeshtë për të treguar që katolikët janë komunitet rezistent ndaj këtyre toskëve.

— Katolikët e kanë inatin me ortodoksët, o zotëri, i tha Muli.

Ajo është parti ortodokse, ndaj e kanë inat.

Mos na ngatërro ne myslimanëve se po fyen demokratët që kanë udhëheqës myslimanë.

— S’e kisha menduar kaq thellë, tha Lelo.

Madje tani po e mendoj që dhe vetë jam katolik, por e dua Doktorin.