HomeDebat

Nard Ndoka tallet me Berishën pas humbjes së thellë të zgjedhjeve: Listat, justifikimet dhe pazaret, njësoj me të Bashës

Nard Ndoka tallet me Berishën pas humbjes së thellë të zgjedhjeve: Listat, justifikimet dhe pazaret, njësoj me të Bashës

Pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, kritikat ndaj drejtimit të Partisë Demokratike janë intensifikuar.

Në qendër të debatit është vendosur mungesa e reflektimit dhe zbatimit të statutit të partisë nga kreu i PD-së, Sali Berisha përfshirë edhe zbatimin e ashtuquajturit “Neni Basha”, i cili dikur ishte përdorur kundër paraardhësit të tij, Lulzim Basha.

Megjithëse aleatët e tij politikë nuk kanë folur hapur për largimin e Berishës, shumë prej tyre janë shfaqur të pakënaqur me rezultatin dhe kanë dhënë sinjale të qarta për nevojën e një reformimi të thellë të opozitës.

Ndër ta, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili ka zgjedhur ironinë për të komentuar situatën.

“Unë nuk shoh ndonjë ndryshim të madh mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Listat, njësoj.

Justifikimet e humbjes identike. Pazaret, të njëjtat. Bravat, po ato. Vetëm çelësi ka ndryshuar… por dera e mbyllur ka mbetur po ajo”, shkruan ai.