VIDEO/ Semaforë të thyer, makina në flakë, vjedhje në kioska dhe bankomatësh! Vetëm studentë nuk mund të jenë dhunuesit e rendit dhe kryeqytetit

VIDEO/ Semaforë të thyer, makina në flakë, vjedhje në kioska dhe bankomatësh! Vetëm studentë nuk mund të jenë dhunuesit e rendit dhe kryeqytetit

Përgjatë rrugës drejt qendrës, protestuesit po vijojnë me akte dhune. Tabela të djegura, semaforë të thyer e të shkatërruar, makina e kosha mbeturinash që u vihet flaka, vazo të shkatërruara.

Disa protestues kanë thyer edhe kioska e dyqane të vogla, nga të cilat kanë marrë edhe produktet.

Report Tv ka siguruar video nga brenda kafenesë së plaçkitur nga protestuesit te ‘Piramida.’ Pasi ata kanë vjedhur produktet brenda, i kanë vënë edhe flakën.

Në pjesën e jashtme të biznesit janë shkatërruar vazot e luleve, tavolinat e karriget dhe tanimë janë në flakë.