HomeAktualitet

FOTOLAJM/ Opozita insiston se kryeministri fluturon me charter, Rama fotografohet me familjen në “economy class”

FOTOLAJM/ Opozita insiston se kryeministri fluturon me charter, Rama fotografohet me familjen në “economy class”

Ndërsa opozita vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama për udhëtime luksoze me charter apo ne biznes class, një foto e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon të kundërtën.

Në foton të shkrepur fshehurazi nga një bashkudhëtare dhe botuar nga portali JOQ, Rama shihet bashkë me familjen në një avion në ‘economy class’, ku udhëtojnë dhjetëra pasagjerë të tjerë.

Rama shihet në foto i ulur në klasën ekonomike të një avioni i përgjumur në krahë të bashkëshortes Linda Rama.