HomeCivilizim

Dostojevski: Vjen një kohë dhe e pyet veten… kam jetuar apo jo?

Dostojevski: Vjen një kohë dhe e pyet veten… kam jetuar apo jo?

“Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Dhe përsëri pyet veten: Ç’bëre me vitet e tua? Ku e varrose kohën tënde më të mirë? Ke jetuar apo jo?

Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë në këtë botë. Do të kalojnë të tjerë vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e errët, do të vijë me shkop pleqëria e dridhur, e pastaj brenga dhe përmbysja. Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurët…”

*Shkëputur nga “Net të bardha”

Fjodor Dostojevski është një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe botërore të shekullit të XIX.

Ai u lind më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Në moshën 15-vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen, shkruan observer.

Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit.

Minutën e fundit vendimi u anulua. Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik.

Më pas e anulonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit.