HomeBota

VIDEO/ Momenti shokues kur ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës u qëllua për vdekje

VIDEO/ Momenti shokues kur ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës u qëllua për vdekje

Deputeti ukrainas dhe ish-kryetari i parlamentit, Andriy Parubiy, u qëllua për vdekje sot nga një burrë i panjohur që hiqej si shpërndarës në qendër të Lvivit.

Në një video të publikuar nga rrjeti Strana, duket kur autori i afrohet Parubiy dhe e ekzekuton. Raportimet thonë se ai e qëlloi tetë herë, pastaj u largua.

Presidenti Volodymyr Zelensky sqaroi më vonë se ishte Andriy Parubiy, duke e quajtur atë një “vrasje të tmerrshme”, dhe premtoi se do të kryhet një hetim për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes së deputetit.

https://twitter.com/i/status/1961752683099951324