ërshkallëzohet konflikti mes kupolës së Partisë Demokratike dhe pronarit të News 24 Irfan Hysenbelliut. Pas shejtanbudallait Flamur Noka, kreu i PD-së Sali Berisha i ka lëshuar Irfanit kryezëdhënësin e tij, Alfred Lela, i njohur si çorapja e Henri Çilit dhe fije e Sorosit, si dhe deputetin Xhelal Mziun, i njohur si Mzati i Kamzës. Pas telefonatave kërcënuese të Flamur Nokës, Berisha ka angazhuar Fred Lelën, i cili i ka telefonuar Irfan Hysenbelliut, duke i kërkuar llogari Irfanit se pse po u jepte hapësirë televizive avokates Alesia Balliu, kandidate për kryetare të PD-së si dhe ish deputetit të PD-së Ervin Salianji, gjithashtu kandidat për kryetar i PD-së.

Ashtu si Noka, edhe Lela i ka kujtuar Irfanit se PD-ja e Berishës i doli në mbështetje kur Rama i vuri tritolin resortit të tij në Golem dhe kur i rrethoi me polici televizionin në Shkozë. Sipas burimeve, pasi ka dëgjuar kërkesën e pazakontë të Lelës, Irfani i është përgjigjur duke i thënë se nuk ishte në pozita për t’i kërkuar llogari dhe për të caktuar ai se kush duhet dhe jo të pasqyrohet në mediat e tij.
Pasi Irfani zbythi Fred Lelën, i cili rreh gjoksin në oborrin e SHQUP si njeri i amerikanëve meqenëse ka punuar ca muaj banakier në SHBA, në sulm është hedhu Xhelal Mziu, i cili fillimisht i telefonuar ish deputetes së PD, Dhurata Çupit, administratore e mediave të Irfanit. Në kushtet kur zonja Çupi nuk i është përgjigjur, ‘Mzati i Kamzës’ ka vendosur të bëjë një koment në një nga lajmet e publikuara nga Ballkanweb për Alesia Balliu.
Ndërkaq, paraditen e sotme, Berisha doli vetë në skenë teksa akuzoi Irfan Hysenbelliun se kishte birësuar Ervin Salianjin për t’iu lëpirë Edi Ramës. Berisha tha se fillimisht Irfani birësoi Lulzim Bashën për t’u afruar me Edi Ramën dhe pas rënies së Bashës, sipas tij, Irfani birësoi Salianjin, të cilin ashtu si Bashën, Berisha e konsideron tradhtar, besëprerë dhe si lojë e Edi Ramës. Berisha the se Fania ka publikuar 16 lajme brenda katër orëve për Salianjin.
Ndërkaq, pas akuzave të Berishës, Irfan Hysenbelliu ka reguar duket intensifikuar publikimin në mediat e tij të deklaratave të Alesia Balliut dhe Ervin Salianjit, të cilët akuzojnë Berishën për privatizimin e Partisë Demokratike, për pazare me Ramën dhe përfitime familjare me prestanomet e Shkëlzenit, shkeljen e ‘Nenit Basha’ që miratoi vetë, për humbjet dhe aferat korruptive, duke i kujtuar se është nongrata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.

