Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, sot seanca në GJKKO

Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, sot seanca në GJKKO

Sot në GJKKO do të mbahet seanca e parë në themel e gjyqit të kryebashkiakut Erion Veliaj, pas ndarjes së çështjes për 11 të pandehur të së njëjtës dosje.

Më shumë se 2 muaj e gjysmë, para se çështja të ndahej, GJKKO urdhëroi SPAK-un t’i dorëzonte aktet hetimore Veliajt, por kryebashkiaku nuk ka marrë 24 nga 61 fashikujt e dosjes.

GJKKO pezulloi afatet e paraburgimit për Veliajn, i vetmi që ndodhet në qeli në këtë proces.