HomeSportShqiperia Ime

Triumf me spektakël, Kosova merr një fitore të madhe ndaj Suedisë

Triumf me spektakël, Kosova merr një fitore të madhe ndaj Suedisë

Kosova merr një fitore të madhe në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë Kualifikuese të Botërorit, teksa mundi 2-0 Suedinë.

Suedezët u gjetën të papërgatitur në minutën e 26-të, me Rexhbecaj që ia doli të dërgojë topin në rrjetë, pasi mori një top të gjatë mjaft të bukur.

Për të ardhur te goli i dytë, në të 42-tën, Rrahmani shërbeu për Muriqin, i cili nuk fali.

Në pjesën e dytë të besuarit e Tomasson shtuan presionin por pa mundur dot të bënin diçka konkrete.

Kosova merr 3 pikët e para në Kualifikuese dhe e sheh veten në vendin e dytë, me dy pikë më shumë se Suedia dhe 3 pikë më pak se Zvicra kryesuese që mposhti Slloveninë 3-0.