HomeSport

Djali i Erjon Bogdanit grumbullohet për herë të parë me moshat e Kombëtares së Italisë

Djali i Erjon Bogdanit grumbullohet për herë të parë me moshat e Kombëtares së Italisë

Djali i ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Erjon Bogdani është thirrur për herë të parë nga kombëtarja e Italisë për mosha U15.

Aleksandër Bogdani duket se do ndjekë gjurmët e babit të tij, por ndryshe nga Erjoni ai ka zgjedhur kombëtaren italiane.

Lajmi është publikuar nga Tuttomercatoweb, që ka evidentuar përfshirjen e shqiptarit në grup.

Ekipi U15 është stërvitur pak ditë më parë në Qendrën Teknike Federale në Catanzaro.

Në atë stërvitje u zhvillua edhe një ndeshje miqësore mes 44 futbollistëve të grumbulluar, të vitlindjes 2011, nga ekipet e Italisë së Jugut.

Ndeshjet e radhës do të zhvillohen në Coverciano më 30 tetor për përzgjedhjen e Italisë Qendrore-Veriore, dhe në Romë më 6 nëntor për përzgjedhjen e Italisë Qendrore.

Kjo do të pasohet nga Turneu i zakonshëm i Krishtlindjes, i planifikuar për 21 deri më 23 nëntor në Novarello, dhe sapo të finalizohet skuadra, Turneu i Zhvillimit të UEFA-s, i planifikuar për 14 deri më 20 dhjetor në Angli.

Sa i përket ish-sulmuesit të Kombëtares, Erjon Bogdani, ky i fundit ka luajtur edhe në kampionatin italian të futbollit, në vitet e fundit të karrierës së tij.