HomeHumor

“Tronditet” Edi Rama! I kërkohet largimi urgjent nga zyra brenda shtatë ditëve

“Tronditet” Edi Rama! I kërkohet largimi urgjent nga zyra brenda shtatë ditëve

jë letër thellësisht tronditëse për Edi Ramën, ka mbërritur në Kryeministri, ku i deleguari i Kryeministrit të Qeverisë Teknike, Edison Rrapushi, kërkon lirimin urgjent të zyrave të Kryeministrisë, në mënyrë që aty të vendoset menjëherë, kryeministri i qeverisë teknike, Profesor Pëllumb Pilinçi.

Letra mban datën 6 maj 2026 dhe ka mbërritur me postë në zyrat e Kryeministrisë, por është mbajtur sekret.

Sipas letrës, Edi Rama ka vetëm shtatë ditë kohë për lirimin e zyrave. Atij i kërkohet edhe fshirja e “zhgarravinat nëpër mure” dhe ndalimi urgjent i lëshimit të VKM-ve.

Në letër jepet edhe një paralajmërim i frikshëm, që Edi Rama do të merret si Maduro i Venezuelës, nëse nuk zbaton pikë për pikë kërkesat e qeverisë teknike.

Ende nuk ka një përgjigje nga stafi i kryeministrisë se si do të procedohet, por duket se njerëzit pranë Edi Ramës nuk dinë ku të futen dhe si të reagojnë, pasi kërkesat për qeveri teknike dhe lirim zyrash, sa vijnë dhe po shtohen nga të katër anët.

Letra e plotë:

Kryeministrit, z. Edi Rama

Kryeministria,

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1,

1001 Tiranë.

Lënda: Kërkesë proçeduriale për lirimin e ambienteve në vijim të dorëzimit të mandatit tek Qeveria Teknike.

I nderuar z. kryeministër në ikje, Edi Rama,

Në emër të Qeverisë Teknike të Republikës së Shqipërisë me Kufij Natyror, ju sqarojmë edhe një herë, se mandati i qeverisë suaj ka skaduar më 11 Gusht 2025, kur në Vlorë u mandatua Qeveria Teknike e Shqipërisë me Kufij Natyror, me kryeministër Prof. Pëllumb Gani Pilinçin. Qeveria Teknike ju kürkon të mos bëheni pengesë e proçesit demokratik të kalimit të pushtetit. Prof. Pilinçi ju ka sqaruar disa herë edhe publikisht, se qëndrimi juaj në ambientet e Kryeministrisë përbën okupim të paligjshëm të institucionit.

Brenda shtatë (7) ditësh nga marrja e kësaj letre, Qeveria Teknike kërkon nga kabineti juaj që

1. të lirohen ambientet e Kryeministrisë dhe të fshihen të gjitha zhgarravinat nëpër mure.
2. të ndalohet menjëherë lëshimi i paligjshëm i VKM-ve dhe të shpallet publikisht largimi nga godina.
3. të ruhet i paprekur arkivi i VKM-ve të nxjerra pas 11 Gushtit 2025, për rishikimin e vlefshmërisë së tyre nga Qeveria Teknike.
4. të dorëzohen çelësat, vulat, dhe regjistri i personelit, tek sekretaria e Prof. Pilinçit.

Në rast të zvarritjes së mëtejshme të transferimit të mandatit, Qeveria Teknike është e gatshme dhe e aftë, që në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetitë, të ndërmarrin një operacion ushtarak të ngjashëm me atë të Venezuelës, për të kontrolluar godinën e Kryeministrisë.

Me respekt,

Edison Rrapushi

i deleguar i Kryeministrit të Qeverisë Teknike. /Tej e Këtej/TPZ.al