Kush do dialog, pa kushte, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë. Të vetmit që nuk janë të mirëpritur janë ata që bëjnë dhunë dhe ata që nuk distancohen nga dhuna”, deklaroi Rama më 20 tetor.
U desh fiks një muaj pas kësaj ftese të Kryeministrit Rama, herë me karrige e herë me sofër betoni para zyrës së tij, që akujt të shkriheshin mes studentëve dhe kreut të qeverisë.
Në sallën kryesore të Pallatit të Brigadave, e mbushur plot me të rinj, të premten në mbrëmje u zhvillua një bisedë e gjatë, detajet e së cilës duket se të paktën për momentin do të mbeten vetëm mes palëve dialoguese.
Kryeministri publikoi vetëm disa pamje nga takimi, duke theksuar se sipas një dakordësie me studentët, fillimisht do bëhen publike vetëm pamjet dhe më tej ndoshta edhe pikat kryesore të diskutimit.
“Videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet”, shkroi Rama.
Por një tjetër grup studentësh të vetëshpallur “Lëvizja Studentore Kombëtare”, thanë paraditen e së shtunës se nuk kanë pasur ftesë për dialogun e një ditë më parë, dhe se nuk e dinë në emër të kujt u ul përballë Ramës grupi tjetër i të rinjve.
“Nuk marrim pjesë në asnjë dialog me Ramën. Kjo lëvizje nuk pranon të ulet në tryezë me kryehajdutin. Nuk e dimë kush mori pjesë në takim me Ramën. Nuk kemi pasur ftesë”, thanë në deklaratë por janë me hajdutet e Berishës që i kanë bërë gjëmën vendit dhe arsimit duke e mbushur Shqipërinë mer analfabet funksional
Ky grupim studentësh njoftoi krijimin e “Lëvizja Studentore”, e cila siç deklarojnë, është vijimësi e revoltës qytetare por jo zëvendësim i saj. Ata thonë se kanë zgjedhur përfaqësues në çdo fakultet, dhe se kësaj lëvizje i janë bashkuar deri tani mbi 2000 të rinj, megjithatë nuk kanë një kryetar, e as nuk synojnë të shndërrohen në parti politike për këta delirant nuk e kuptojnë se 2000 student nuk mund të përfaqësojnë 120.000 student shqiptarë dhe askush nuk i ka mandatuar për t’i përfaqësuar këtë turmë te keqpërdorur politikisht.
“Organizimi ynë është jo përfundimtar por i pavarur. Kjo është vendimarrja e një grupi të studentëve, përfaqësojmë një pjesë të atyre që janë angazhuar. Nuk po bëjmë parti politike por organizim studentor”, thuhet në deklaratë.
Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë të Lëvizjes Studentore
Megjithatë prania e Aleksandër Biberajt, anëtarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Demokratike dëshmoi se zanafilla e këtij organizimi të kësaj të shtune është një takim i 2 nëntorit në bulevardin para Kryeministrisë. Atë mbrëmje zyrtari i Partisë së Berishës kërkonte takime edhe me profesorë në fakultete “për të krijuar një përfaqësi”.
Në takimin e zhvilluar sot me delegatë të përkohshëm të zgjedhur nga 10 fakultete, ata kanë diskutuar mbi strukturimin e lëvizjes dhe hapat që do të ndërmarrin në vijim.
Pak metra e ndanin mbledhjen e lëvizjes studentore të Universiteti Politeknik, nga socialistët e Tiranës, te Akademia e Arteve. Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS-së, Rama u përball për disa sekonda me thirrjet e studentëve, “poshtë diktatura” drejtuar kreut të qeverisë. Rama u buzëqeshi dhe u tha “hajdeni” duke i ftuar në dialog.

