Kryeminsitri Edi Rama ka folur nga asambleja e Partisë socialiste, në lidhje me reagimet e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Rama tha se nuk e gjykon dot Veliajn, pasi “një njeriu që nuk është i lirë i falen gabimet”, por shtoi se i uron që ta kuptojë se është gabim. Megjithatë, kryeministri ndrysho iqëndrim teksa foli për avokatin e Veliajt, Plarent Ndrecën.
Gjithashtu, Rama e kritikoi ashpër Ndrecën, teksa tha se po heq nga puna punonjësit e bashkisë së Tiranës, për arsye të pajustifikuehsme, duke përmendur “vetëm sepse nuk i bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik”.
Rama: Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Policisë Bashkiake, ashtu si edhe drejtues e punonjës të tjerë në Bashkinë e Tiranës? Pse nuk u bëjnë “like” dhe “share” dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik? Apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij? Ky i fundit i adresohet shprehimisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtor politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku nuk do të tolerohet më asnjë pasqyrim i fjalëve të tij ndaj popullit dhe kësaj familjeje, si e ëma e Zeqos në majë të thanës.

