“S’kemi kryetar”! Studentët dalin me deklaratë te Politekniku: Lëvizja Studentore Kombëtare, vijimësi e revoltës qytetare

“S’kemi kryetar”! Studentët dalin me deklaratë te Politekniku: Lëvizja Studentore Kombëtare, vijimësi e revoltës qytetare

Studentët e Lëvizjes Studentore Kombëtare kanë mbajtur një deklaratë për mediat në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku kanë prezantuar qëndrimet dhe synimet e tyre për vijimin e organizimit studentor.

Ata deklaruan se protesta ka hyrë në një fazë të re dhe më dinamike, duke theksuar se Lëvizja Studentore Kombëtare është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj.

Studentët theksuan se synojnë të ndërtojnë një organizim të pavarur dhe demokratik, në bashkëpunim me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar, pa përjashtuar askënd.

“Ne synojmë një organizim studentor të pavarur, demokratik, në bashkëpunim me qytetarët dhe të gjithë aktorët e interesuar, pa cenuar askënd.

Do të marrim nisma konkrete, do të mbrojmë debatin e hapur dhe të drejtën për të protestuar. Të fillojmë punën pa humbur kohë”, thuhet në deklaratën e studentëve.