HomeBlog

Hashimja , ushtari i Saliut të “ndershëm” që s’vlen as sa “polic” Binaj sulmon Nanon: Fatos Nano nuk ishte patriot, por i korruptuar?! Vdekja e tij dita e zisë veç për familjen dhe PS

Hashimja , ushtari i Saliut të “ndershëm” që s’vlen as sa “polic” Binaj sulmon Nanon: Fatos Nano nuk ishte patriot, por i korruptuar?! Vdekja e tij dita e zisë veç për familjen dhe PS

Ermal Hasimja ka komentuar vdekjen e Fatos Nanos.

“Fatos Nano ishte kryeministër i një qeverie të korruptuar.

Qeverisja e tij i solli Shqipërisë shumë më pak sesa duhej nga pikëpamja e zhvillimit dhe integrimit.

Ai vuri themelet e sistemit klientelist që Rama përsosi.

Nano nuk kishte ndonjë politikë kombëtare koherente e as ishte patriot: mund të takonte Milosheviçin kur ky ishte një parià dhe pastaj të ndihmonte UÇK-në kur ajo nisi të respektohej nga bashkësia ndërkombëtare.

Nga perspektiva historike ai mund të jetë më i mirë se Ramiz Alia apo Edi Rama dhe mund të ketë sjellë frymë më liberale në PS, por sigurisht nuk ishte kryeministër i mirë për Shqipërinë, siç ishte shefi i këtij dallkauke dhe autori i të gjitha të zezave ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve Sali Berisha

Ngushëllime familjes dhe PS-së, por dita e zisë është e gjitha e tyre”, shkruan ky idiot që fut veten në llumin e politikës së Sali Berishës pa qenë askushi. Vajmedet të ishte dikushi si kryetar imagjinare bashkie1