HomeAktualitetDebat

Deputeti “Koburja” sulmon Nanon pas vdekjes: I bëri shumë dëme Shqipërisë, Zoti pastë mëshirë për të

Deputeti “Koburja” sulmon Nanon pas vdekjes: I bëri shumë dëme Shqipërisë, Zoti pastë mëshirë për të

Strazimiri, deputeti i zgjedhur nga Saliu, që i ka bërë gjëmën Shqipërisë dhe sot është kontigjen i SPAK dhe i GJKKO, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Tepër agresiv e me tone akuzash të forta duke huarruar atë që shqiptarët e kanë çdo ditë parrasysh se është një nga shërbetorët më të paftyrë i figurës më kriminele të vendit Sali Berisha ai shkruan:

“Kam bindjen se Fatos Nano, kur pranoi të drejtojë Partinë e Punës në 1991, mendonte seriozisht se mund ta reformonte për ta shndërruar në një forcë të majtë evropiane.

I kishte të gjitha cilësitë për ta bërë!

Qytetar, intelektual, i lexuar por, mbi të gjitha krejt i qartë për dëmet që Partia e Punës i kishte bërë vendit.

Mjerisht, nuk pati kurajon që në momentin e parë, në qershor 1991, kur “shndërrim” të saj, quajti thjesht “ndërrimin e emrit”!!!

Drejtoi Shqipërinë mbi këtë bazë moskurajoje, duke shkaktuar edhe më shumë dëme, i bindur se ky popull nuk e meritonte.

“Popull” quante komunistët, veteranët, shefat e kuadrit, oficerët e Sigurimit… dmth të gjithë ata që e rrethonin, sepse në popull nuk doli kurrë vërtetë.

Në fund, “popullit” e Shqipërisë i la si mallkim pasardhësin e vet dhe, iku të jetojë jashtë, i bindur se do e kërkojnë sërish kur ta njohin se kush është…

Fatos Nano nuk është më!

Dëmi që la pas, PO!

Zoti pastë mëshirë për të”!

Ky kokë pagure duhet të ketë mëshirë për vehte dhe llumin të cilin përfaqëson sepse zoti i ka mëshiruar boll duke i lejuar të lehin si qen pa dhëmbë të strofkulllë PD që i ka bërë jo dëme por gjëmën kombit shqiptarë.