Moderatorja sportive Hygerta Sako ka treguar një anë më pak të njohur të vetes, duke iu përgjigjur pa shumë hezitim një serie pyetjesh pikante në një intervistë për “Top Albania Radio”.
Nga emrat e njohur të politikës dhe sportit, te jeta private dhe eksperiencat personale, Sako nuk ka ngurruar të ndajë përgjigje që mund të mos priteshin nga publiku.
E pyetur se cili është personazhi më i famshëm që ka në telefon, moderatorja përmendi kryeministrin Edi Rama. Ndërsa kur iu kërkua të zgjidhte VIP-in që i duket më seksi, përgjigjja e saj ishte futbollisti suedez Zlatan Ibrahimoviç.
E pyetur se kë do të pushonte nga puna nëse do të kishte për një ditë pushtet absolut, Hygerta Sako përmendi Sali Berishën.
Pjesë nga intervista:
Kontakti më i famshëm që ke në telefon?
Edi Rama.
Ke puthur ndonjëherë dikë dhe je penduar?
Po.
Ke parë ndonjëherë nga vrima e çelësit?
Jo.
Cili VIP të duket më seksi?
Zlatan Ibrahimovic.
Nëse do të shihje ish-in natën në mes të rrugës, do ta merrje në makinë?
Jo.
Vendi më i çuditshëm ku ke kryer marrëdhënie?
Në det.
S*ks me dritë ndezur apo fikur?
Të dyja.
Ke qeshur ndonjëherë në varrim?
Po.
Të kanë kapur mat me dikë dhe ke thënë “e kam thjesht shok”?
Jo.
Ushqimi që nuk e fut dot në gojë?
Kukurec.
Nëse do të ishe tap tani, kë do të telefonoje?
Vajzën.
Pas s*ksit, dush, gjumë apo sks prapë?
Varet.
A shan kur sheh lajmet?
Jo.
Ke bërë ndonjëherë aventurë dhe nuk ia ke treguar askujt?
Po.
Nëse do të ishe frut, çfarë fruti do të ishe?
Kumbull.
Ke futur mik për të përfituar diçka?
Jo.
Nëse do të zhdukeshe për 24 orë, ku do të shkoje?
Në Jordani.
Kë do të pushoje nga puna po të kishe një ditë pushtet absolut?
Berishën.

