HomeHumor

Muli përgatit çadrën e re para Kryeministrisë

Muli përgatit çadrën e re para Kryeministrisë

Muli thirri sot Lelon për t’i shpjeguar planin e ri të revolucionit.

– Meqë ti duhet të jesh i informuar, po ta them ty të parit, i tha Muli.

Doktorin mund ta thërrasin javën që vjen për 21 Janarin.

Kjo gjë nuk duhet të na gjejë në befasi dhe nuk duhet të dukemi sikur do protestojmë pse e thirrën për 21 Janarin.

Duhet ta nisim para tyre.

Do ngremë një çadër para Kryeministrisë dhe do fillojmë Foltoren 2 aty.

Në vend të deputetëve do flasë populli dhe do të denoncojë qeverinë.

– Po, d.m.th do braktisim parlamentin, pyeti Lelo?

– Në parlament shkojmë kot, tha Muli.

Rama nuk vjen, Bela nuk vjen, pse me Taulant Ballën do bëjmë sherr ne?

– Po nëse ne shkojmë në rrugë, ata bëjnë qejf në parlament, tha Lelo.

– Dëgjo, tha Muli. E vetmja mënyrë që të mos jemi në Kuvend, për të mos hyrë në replika personale me Belën, është kjo.

Se siç e ka thënë dhe Doktori, ajo na ka ndihmuar revolucionin e herën e parë dhe nxehet e na e thotë aty.

Ndaj është më mirë më vete. Secili në punë të tij.

– Dakord, tha Lelo.

Kjo është më e thjeshtë për ne.

Kështu quhen deputetë edhe ata që s’u bënë dot, dhe mund të flasin si kandidatë për deputetë që mafia nuk i lejoi të merrnin mandat.

– Patjetër, tha Muli.

Duhet të shpallim aty 83 deputetë dhe të flasin si deputetë. Pastaj dhe nga radhët e popullit.

Për tre muaj e hedhim në tokë qeverinë.

– Po edhe nëse nuk e hedhim, të paktën e shtyjmë dimrin, tha Lelo.

Se është kohë e keqe shumë.