HomeBota

“Rri urtë derrkuce”! Trump humb kontrollin dhe ofendon gazetaren e Bloomberg

“Rri urtë derrkuce”! Trump humb kontrollin dhe ofendon gazetaren e Bloomberg

“Urtë urtë derrkuce”. Kjo është fyerja seksiste që Donald Trump i bëri një gazetareje të Bloomberg e cila po i bënte një pyetje në lidhje me rastin Jeffrey Epstein.

Sipas disa raporteve të medias amerikane, presidenti e ofendoi gazetaren në bordin e Air Force One.

Gazetarja nxitoi që të bënte pyetje në një kohë me disa kolegë të tjerë, por presidenti i irrituar reagoi ashpër duke e sulmuar atë për paraqitjen e jashtme apo “bodyshaming”, siç njihet ndryshe.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe komentet drejtuar liderit të Shtëpisë së Bardhë ishin tepër negative.