HomeDebat

Avokati Romeo Kara: “Ekspertizat mjekoligjore të 21 janarit u manipuluan nën presion, SPAK duhet të hetojë”!

Avokati Romeo Kara: “Ekspertizat mjekoligjore të 21 janarit u manipuluan nën presion, SPAK duhet të hetojë”!

Avokati Romeo Kara, tha se SPAK duet të hetojë dhe ekspertizën e mjekëve, të cilët thanë se vrasje e katër protestuesve të 21 janarit është bërë nga një distancë e afërt, kur e vërteta ishte krejt tjetër.

Ai theksoi se mjekët mund të kenë patur presion dhe trysni për të lëshuar aktekspertizat, që nuk përputheshin me realitetin.

“Mjekët e parë thanë u vranë nga afër, por në fakt u vranë nga distance, duhet parë edhe ajo pjesë, që mjekët nën trysni, kanë firmosur ekspertizat e para. Këtu është prekur procesi në të gjitha pikat”, tha ai në “Real Story”.