HomeAktualitetSport

Kosova përballet me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it të Kupës së Botës

Kosova përballet me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it të Kupës së Botës

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar sot kundërshtarin e saj në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it të Kupës së Botës 2026.

Në shortin e hedhur në Zyrih, “Dardanët” do të përballen me Sllovakinë, në një duel tejet të fortë dhe vendimtar për vazhdimin e ëndrrës botërore.

Në rast kualifikimi, Kosova do të luajë finalen e play-off-it kundër fituesit të çiftit Rumani – Turqi, një sfidë që do të vendosë fatin e biletës historike për në Botërorin 2026.