HomeSport

Armando Broja 18 minuta në fushë, Chelsea fiton 0-2 në Burnley! ‘Blutë’ ngjiten në vendin e dytë të Premier League

Armando Broja 18 minuta në fushë, Chelsea fiton 0-2 në Burnley! ‘Blutë’ ngjiten në vendin e dytë të Premier League

Premier League e futbollit në Angli filloi raundin e 12-të. Mesditën e të shtunës, Chelsea fitoi 0-2 në udhëtim kundër Burnleyt. Për vendasit 18 minuta në fushë i mori edhe Armando Broja, për ndeshjen e gjashtë sezonale, në të gjitha rastet i futur nga stoli. Sulmuesi shqiptar la pas një ndryshje kyçi me Kombëtaren, gjatë humbjes 0-2 në Tiranë kundër Anglisë.

Ndeshja në “Turf Moor” nisi e fortë, me dy skuadrat që e përqëndruan lojën në mesin e fushës. Gjithçka ndryshoi në minutën e 37-të, kur Gittens krosoi bukur për Pedro Neton, me portugezin që ia ndali sferën në rrjetë portierit Dubravka.

Në pjesën e dytë trajneri i Burnleyt, Scott Parker, bëri pesë ndryshime. Broja u fut në minutën e 72-të, por paçka përpjekjeve nuk la shenjë në këtë sfidë. Shpresat e vendasve për golin e barazimit i “fiku” Enzo Fernandez, që nga brenda zone nuk gaboi në minutën e 88-të duke “vulosur” shifrat 0-2.

Pas 12 ndeshjeve të luajtura, Chelsea me 23 pikë ngjitet për momentin në vendin e dytë të Premier League, tre pikë pas Arsenalit kryesues (një ndeshje më pak). Nga ana tjetër Burnley me 10 pikë mbetet në vendin e 17-të.