HomeAktualitetKronike

Dosja ‘Veliaj’, sot seanca paraprake në GJKKO! Vijohet me mbrojtjen e kryebashkiakut të Tiranës

Dosja ‘Veliaj’, sot seanca paraprake në GJKKO! Vijohet me mbrojtjen e kryebashkiakut të Tiranës

Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet sot në orën 09:30 seanca e radhës për dosjen “Veliaj”, me të pandehur vetë kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 28 të pandehur të tjerë, persona e shoqëri. Në seancën e sotme pritet që të vijohet me mbrojtjen e kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 2 prej biznesmenëve të akuzuar, Gentjan Sula e Shkëlqim Fusha e shoqërive.

Kryebashkiaku Veliaj në disa prej seancave ka thënë se nuk është njohur me aktet pasi nuk i është vënë në dispozicion dosja fizike, por vetëm një USB të cilën nuk e lexon dot pas nuk ka laptop në qeli. Ndërkohë ai ka kërkuar edhe të mos vendoset në kafazin e qelqtë në gjyq por krah avokatit, kërkesë kjo që i është rrëzuar nga GJKKO.

Në seancën e kaluar, më 5 dhjetor, përfundoi mbrojtjen ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka dhe avokatët e 2 shoqërive, “Byla”, dhe “Eventus”.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Kryebashkiaku Veliaj i lënë në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese, i ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur procesin të pabazuar në prova.