HomeHistori

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

Në një intervistë ndryshe, si një reflektim të 35-vjetorit nga Lëvizja e Dhjetorit, kryeministri Edi Rama dhe gazetari Blendi Fevziu, treguan në “Opinion” se kur vranë frikën gjatë asaj periudhe.

“Kur po ngjitesha në fakultet mëngjesin e 9 dhjetorit dhe demonstrata po vinte drejt meje dhe mes grupit të studentëve dhe meje zbritën forcat speciale, vetëm hedhja e tyre nga kamionët më bëri të më lëkundeshin gjunjët. Mu deshën 10 minuta të shmangesha, por kur u ktheva te studentët jo vetëm që nuk ekzistonte frika, por më dukej një gjë që ishte shumë larg”, tha Fevziu duke rrëfyer një histori personale.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se ka pasur pak a shumë të njëjtën histori edhe vetë. Ai u shpreh se përgjithësisht nuk ndjente frikë, por ka qenë ndryshe kur u zhvillua një prej refleksioneve të tij në sallën e Akademisë së Arteve.

Blendi Fevziu: Qarkullonte se ty Sigurimi të mori të qethi flokët…

Edi Rama: Më tërhoqën për flokësh, më vinin nga mbrapa i kisha dhe flokët më të gjata. Nuk kam pasur asnjë moment asnjë ndjesi tjetër. Edhe tallesha gjithë kohës. Momenti kur e kam ndjerë një gjë të ngjashme me këtë që the ishte ekzaktësisht atë ditë, këtu. Kur u bë gjëja e madhe, dhe pastaj doli edhe Kasëm Trebeshina e shpërtheu fare. Pastaj unë isha aty ulur dhe fillova të mendoj që do dilja jashtë. Ishte 11 janar, ishte një e diel, i ftohtë i madh dhe rreth e rrotull ishin makinat e policisë. Fillova të mendoj. kjo do mbarojë, këta do ikim, ne do ikim, këtu televizor, gjë s’ka. E censuroi RD-ja atë. Më lindi ideja, thashë, pse mos t’i them unë këtyre që hajde firmosni një peticion këtu, që të lënë firmën një numër njerëzish dhe t’ia lemë këtu Ramiz Alisë. Edhe dola edhe thashë do ishte mirë që kjo punë të mos ishte thjesht të jetë këtu. Filloi u shkrua ajo që të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politikë. Dy pika kishte. Aty pashë që një pjesë firmosën, një pjesë filluan të ikin. Kur u firmos salla ishte përgjysmë.