HomeAktualitetKryesore

Dita e fundit e vizitës së Ramës në Izrael, sot fjalimi në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit

Dita e fundit e vizitës së Ramës në Izrael, sot fjalimi në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit

Kryeministri Rama vijon vizitën e tij në Izrael, e cila përfundon sot. Sipas axhendës së publikuar më parë, është parashikuar pjesëmarrja e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit ku do të mbajë një fjalë në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Kjo konferencë është edhe motivi kryesor i vizitës në Jeruzalem, e cila nisi më 25 janar.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri është shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama dhe delegacioni.

Një ditë më parë, ai vizitoi Murin e Lotëve në Jeruzalem dhe më vonë mbajti një konferencë të përbashkët me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu. Gjatë fjalimit, u njoftua se më 27 janar do të çelej Dhoma e Tregtisë në Jeruzalem për përforcimin e lidhjeve ekonomike mes vendeve.

Konferenca u pasua nga prania e tij në seancën plenare të Knessetit si i ftuar nderi për të mbajtur një fjalim.

Në fjalim, Rama tha se shqiptarët u bënë streha e qindra hebrenjve, të cilët nuk i dorëzuan. Ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar.

Ai nënvizoi mbështetjen ndaj Izraelit duke thënë se në Rripin e Gazës nuk mund të ketë paqe pa çarmatosjen e Hamasit.