HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Tragjedi! Po udhëtonin drejt Lyonit, furgoni i ultrasve të PAOK-ut përplaset me kamionin, 6 të vdekur dhe 3 të plagosur në koma në Rumani!

VIDEO/ Tragjedi! Po udhëtonin drejt Lyonit, furgoni i ultrasve të PAOK-ut përplaset me kamionin, 6 të vdekur dhe 3 të plagosur në koma në Rumani!

Një aksident rrugor në Qarkun Timis të Rumanisë mori jetën e gjashtë personave, ndërsa tre të tjerë u plagosën dhe janë shtruar në spital në gjendje kritike, me informacionet fillestare që tregojnë se ata ishin tifozë të PAOK-ut që po shkonin në ndeshjen e ekipit në Lyon.

Aksidenti ndodhi sot, të martën, në autostradën E70, pranë qytetit të Lugojel, kur një kamion autocisternë dhe një furgon pasagjerësh (8+1 persona) u përplasën ‘kokë më kokë’, siç raportoi Radio România Timişoara.

“Një automjet i reagimit të shpejtë, një automjet shpëtimi, një makinë zjarrfikëse, dy ekipe të plota të emergjencave dhe një automjet transporti për viktima të shumëfishta nxituan menjëherë në vendin e aksidentit”, raporton shërbimi lokal i shpëtimit emergjent ISU Timis.

“Gjashtë persona të vdekur u identifikuan në vendin e aksidentit. Në të njëjtën kohë, tre persona të tjerë po marrin trajtim mjekësor dhe do të dërgohen në spital”, shton shërbimi.

Në një përpjekje për t’u kthyer në korsinë e tij pas një parakalimi, furgoni u përplas ‘kokë më kokë’ me kamionin cisternë që vinte përballë, ndërsa pamjet janë të frikshme.

Minibusi i përfshirë në aksident po udhëtonte nga Greqia drejt Francës dhe mbante tifozët e PAOK, me klubin grek që është tronditur nga lajmi.