Aksidenti i furgonit me tifozë të skuadrës greke PAOK, në Rumani, ndërsa ishin nisur për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës në Francë përfundoj tragjikisht
Furgoni ku ndodheshin 10 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të identifikuar si Genci Sadiku dhe Vasil Palo (për të cilët ende nuk dihet nëse janë mes tre të plagosurve apo mes 7 viktimave), bën manovra të rrezikshme dhe parakalim të gabuar, duke u përplasur më pas me një kamion.
Pas përplasjes së fortë furgoni “fluturon” në ajër dhe përfundon i shkatërruar në anën e rrugës, duke u marrë jetën 7 personave dhe duke lënë të plagosur rëndë 3 të tjerët.

