HomeAktualitetDebat

Shëmbja e aksit Librazhd-Qafë Thanë i ndërtuar nga qeveria Berisha 2 bënë qesharake dhe mashtruese publike deputeten PD: Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës!

Shëmbja e aksit Librazhd-Qafë Thanë i ndërtuar nga qeveria Berisha 2 bënë qesharake dhe mashtruese publike deputeten PD: Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli ka reaguar të dielën ndaj bllokimit të rrugës Librazhd-Qafë Thanë si pasojë e shembje e gurëve masivë në Kthesën e Dragostunjës

Në një deklaratë për shtyp, ajo e ka cilësuar bllokimin pasojë të keqmenaxhimit të infrastrukturës rrugore nga qeverisja e Edi Ramës dhe menaxhimi i Belinda Ballukut.

“Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas i bllokuar. Një arterie jetike e Juglindjes e paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Qytetarë të izoluar, jetë në rrezik. Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës dhe menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut. Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi” thotë kjo delirante qesharake që bënë sikur nuk e di.

Pavarësisht se shëmbja e këtij aksi nuk ka ndodhur as për efekte mirmbajtje dhe as për efekte menaxhimi, por është nje fenomen erozioni, për shkak të situatës së rënduar të reshjeve, pra një fatkeqësi natyrore e përmasave të rënda. Një gjë ështe e saktë: Ky aks është ndërtuar nga qeveria Berisha 2 dhe bashkëpunëtori i tij Ilir Meta, si ministër i atëhershëm dhe nuk ka asnjë lidhje me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. /Ekskluzive.al