Nga Anri Bala
Të burgosësh të dyshuar, nuk është një vepër e re e organeve të drejtësisë shqiptare, madje shumë e vjetër… e hershme. Në drejtësinë post komuniste, falangat e mbetur nga drejtësia e diktaturës u riaktivizuan, falë doktorit që mori drejtimin e vendit duke bërë ndryshime demokomuniste, i cili nuk mund të gjendet fajtor, se përse mbushi sistemin me një turmë banditësh nga më gjakatarët dhe kriminel të diktaturës, sepse ai vetëm ata njihte, si shërbëtor i devotshëm i sistemit të rrëzuar.
Shumë ish hetues, gjyqtarë famëzi dhe kobzi morën drejtimin e drejtësisë, vetëm se ishin të gatshëm t’i shërbenin të bindur deri në bythlëpirje tutorit të tyre. Por ,edhe kjo kishte kosto, sepse përveç burgimit dhe ekzekutimit, sistemi që ata ndërtuan, ishte pjellë e mitrës së drejtësisë gjaksore diktatoriale nga ku nuk kishin mësuar asgjë tjetër, veç hakmarrjes dhe zhvatjes.
Për ta bërë edhe më monstruoze drejtësinë, si për tallje dhe fyerje ndaj shqiptarëve, u krijua koalicioni mes persekutorëve dhe viktimave… të persekutuarve, të cilët u regjistruan në “Universitetin e Plepave”, ku persekutorët u jepin leksione dhe diploma për “drejtësinë e shtetit demon-kratik”, duke krijuar një mutacion të frikshëm grykësie dhe pasurimi.
Drejtësia, u kthye në mall tezgash floriri, ku shitej e blihej jeta, nderi, morali dhe imoraliteti pa vrarje ndergjegjie, turpi apo frike, nga shkelja e detyrimit ligjor që kishin prokurorët dhe gjyqtarët hibrid, ndërsa burgjet u kthyen në magazina, ku padrejtësia shitej me vlera marramendëse.
Kjo epokë, teorikisht mbaroi, por në fakt mbaroi keq, sepse është transformuar në një plagë të re në trupin e drejtësisë. Hajdutët e vegjël, që nuk arritën të kapnin lekun tamam, pra ata që kishin vjedhur si miu, arritën t’i shpëtojnë valës së pastrimit të Reformës në Drejtësi dhe u riaktivizuan aksidentalisht si gjyqtarë dhe prokurorë, në sistemin me të cilin mburret Rama si krijues, pa e kuptuar se kanë krijuar një demon, që është gati të haj edhe bijtë e tij nga zjarri i hakmarrjes, për ditët dhe netët e tmerrit pafund, kur ekzistenca e tyre kërcënohej nga shpata e Demokleut, e varur nga Vettingu.
Nëse i hedhim një sy kritik, ky sistem, është shumë herë më i egër, i frikshëm, i paturpshëm dhe më i guximshëm se dy sistemet e para.
Burgjet e rindërtuara, nuk arrijnë të përballojnë fluksin e madh të paraburgosurve që rrinë me vite pas hekurave, deri kur të gjenden prova dhe fakte, sepse prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët e mbetur si të pastër, në fakt janë të bërë pis profesionalisht dhe të mllefosur për hakmarrje, ndaj janë rreshtuar si grup seksioni opozitar, duke bërë politik me krime imagjinare dhe duke mbushur burgjet me të burgosur të pafajshëm ligjërisht.
Pazaret mes avokatëve dhe prokurorëve apo gjyqtarëve, kanë kapur shifra astronomike dhe tani të gjithë ata që dikur ishin miu, sot janë ariu, që ka dhe tufën e këlyshëve të arushës së tij, për t’i ushqyer mirë.
Kjo tregon qartë, se drejtësia ,nuk funksionon dhe dy strukturat e katrahurës së sistemit GJKKO dhe SPAK ,i kanë kthyer burgjet si magazina për trofet e tyre në luftë me mullinjtë e erës. Kjo, për të justifikuar paaftësit e tyre të turpshme profesionale, deri në analfabetizëm funksional dhe milionat që u marrin shqiptarëve, duke mos ditur të bëjnë drejtësi, por ama duke bërë intriga, për të kënaqur turmat e mllefosura dhe të egërsuara ndaj politikës, me jetë njerzish të pafajshëm.
Deri tani, e vetmja provë penale kanë qenë rrembimi i telefonave dhe interpretimi i bisedave apo mesazheve sipas mendjes idiote të gjithçfarë kllouni OPGJ, të cilët ishin kthyer në manjak telefonash, si hajdutët ordiner të bizhuve të qytetareve në rrugë, por me vendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe ky “dyqan” u mbyll.
Se si do e mbush magazinën SPAK, koha do ta tregoj, por është e domosdoshme, që gabimi të ndreqet sa më shpejt, për të shpëtuar jetë njerëzish, duke u thënë “stop” eksperimenteve ligjore në kurriz të shqiptarëve dhe duke i dhënë qytetarëve ,drejtësinë e vërtetë, pa sharlatan, dreqër e shejtan, që kanë veshur maskat e drejtësibërsëve./Ekskluzive.al

