Protesta Flamingo, revolucioni hidrid “studentor” në kërkim të një emëri

Protesta Flamingo, revolucioni hidrid “studentor” në kërkim të një emëri

Pas humbjes së Flamingove që vetëm puplat lanë në bulevard erdhën studentët e të gjitha moshave nga 12 deri në 82 vjeç. Versnik me Berishën i janë vërsulur qytetit sikur ai i’ua ka fajin që nuk ua zgjidh hallet, megjithse ky qytet i ushqen, strehon dhe i shkollon në kushtet më të mira se vendi nga kanë ardhur.

Ta mendosh se e urrejnë do ishte vërtetë çmenduri, apo ndoshta ecin mbas proverbit të vjetër tiranas…”Ti që më bone mirë mu të boftë zoti gazep”

Sepse akoma çuditërisht sillen si një turmë në vorbullën e tymnajës, sherrnajës, kakofonisë dhe paaftësisë për të dalë nga ky qerthull ku janë futur, me një kërkesë të vetëm: “Rama dorëhiqu”!

Çdo qytetar i paangazhuar pyet:

Kush flet, në emër të kujt dhe me çfarë përgjegjësie?

A po dëgjohen këta qytetarë, apo po përdoren si numra në projektin e dikujt tjetër?

Çfarë arrihet pas përplasjes?

Këto janë pyetjet që duhet t’i ndjekin organizatorët edhe pasi të fiken kamerat.

Nëse pas çdo mbrëmjeje mbeten vetëm pamjet e tensionit dhe njoftimi për tubimin e radhës, lëvizja rrezikon të kthehet në një cikël që ushqen vetveten. Mobilizim, përplasje, deklarata, përsëri mobilizim. Ndërkohë, kërkesat fillestare humbasin mes zhurmës.

Një protestë serioze duhet të jetë në gjendje të tregojë çfarë kërkon, kush negocion dhe si do të matet arritja. Përndryshe, çdo rezultat mund të shpallet fitore dhe çdo dështim mund t’i faturohet një tradhtie të imagjinuar.

Prandaj problemi i këtij revolucioni hibrid është emri që kërkon të marrë pa e shpjeguar përmbajtjen. Studentor, qytetar, popullor… secila fjalë mbart një detyrim ndaj njerëzve që përfshin.

Kush ngatërron rrethimin me mbështetjen, mund të mbushë një bulevard, por të mbetet politikisht në vend./Ekskluzive.al