HomeAktualitetDebat

Në ditën e 57-të para kryeministrisë, Lapaj i vendosur për sakrificë… nëse me 10 shkurt nuk i zë vendin djali i Fahriut

Në ditën e 57-të para kryeministrisë, Lapaj i vendosur për sakrificë… nëse me 10 shkurt nuk i zë vendin djali i Fahriut

Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj vijon të qëndresën e tij para kryeministrisë. Gjatë një komunikate ‘live’ sonte në Facebook, vuri në dukje edhe njëherë rastin e Ballukut, të cilin ai e konsideron një rast që po zvarritet së tepërmi.

“Jemi përballë zyrës së njeriut që drejton qeverinë më të korruptuar të Europës, plotë 57 ditë qëndresë për t’i thënë sa herë që kalon se është një njeri që drejton një bandë hajdutësh. Kemi realizuar katër protesta të mëdha që janë rritur nga radha në radhë, ajo e 31 janarit ishte më masive. Jemi sot duke folur për çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 48 orëve në vendin tonë: E para siç e patë u rrëzua rruga në Librazhd, arrestime pa fund për çështjen e mbetjeve të rrezikshme. Dhe mbi të gjitha është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta zvarritur çështjen Balluku.

Nisim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shtyrë çështjen e Ballukut. Nuk është i arsyetuar ky vendim për ta zvarritur si çështje”, tha Lapaj i cili nuk e di apo bënë sikur nuk e di që aksi Librazhdë-Prrenjas është ndertuar nga qeveria Berisha dhe nuk ka asnjë lidhje me qeverin e sotme. Ndërsa Kurum është një krim po i qeverisë Berisha i cili përveç Metalurgjikut i dhuroi dhe Hidrocentralet rentabel të Shkopetit dhe Ulzës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të komentuesve Lapaj tha se protesta do të vijojë, teksa nga ana tjetër shprehu mirënjohje për ata që i janë bashkuar protestave të realizuara që në fakt bëhen qesharake çdo të hënë kur vjenë çeta me 50 vetë e Berishës

“E kam thënë do të rrimë këtu deri sa të marrim masa. Protesta do të vazhdojë edhe një njeri të jetë. Kur dola në fillim thoshin ishin vetëm, por në 31 janar sheshi u mbush plotë. I falënderoj nga zemra ata që iu përgjigjen thirrjes”, theksoi Lapaj, që ndoshta ka shans ta mbaj fjalën, nëse Berisha nuk e mbanë fjalën për ngujim me 10 shkurt, e nëse e mban atëhere karrigen do ia marri çuni i Fahriut dhe Lapaj duhet te spostohet te stadiumi.