HomeAktualitetDebat

Këshilli i Evropës u alarmua nga numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, juristi i njohur: Rasti i Veliajt më skandalozi, mbahet në burg pa prova

Këshilli i Evropës u alarmua nga numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, juristi i njohur: Rasti i Veliajt më skandalozi, mbahet në burg pa prova

Ekspertë të njohur të drejtësisë evropiane dhe Këshillit të Europës (KiE) kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgosurve në Shqipëri, duke propozuar edhe disa ndryshime konkrete ligjore për të bërë të mundur ndryshimin e situatës.

Lidhur me këtë diskutim, Avokati Plarent Ndreca në studion e emisionit RePolitix në Report TV e ka cilësuar rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si më flagrantin dhe skandalozin në vendosjen e një mase sigurie.

“Kur përmenda rastin e Beqjas, por në fakt më skandaloz dhe besoj që është kulmi i arbitraritetit dhe me vendosjen e një mase është rasti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Sepse është heqje nga detyra dhe askush nuk ka vlerësuar proporcionalitetin dhe faktin që ky zotëria është drejtuesi i qytetit më të madh të Shqipërisë dhe ka një interes publik për qëndrimin e tij në zyrë. Dhe e kanë hequr nga detyra,” tha mes të tjerash Ndreca.