HomeKronikeDiaspora

Konsuamuan alkool dhe u hodhën nga pallati, zbardhen letrat e 17-vjeçareve: S’mund t’i zhgënjej prindërit në provimet e maturës

Konsuamuan alkool dhe u hodhën nga pallati, zbardhen letrat e 17-vjeçareve: S’mund t’i zhgënjej prindërit në provimet e maturës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Ilioupoli të Greqisë, ku dy vajza 17-vjeçare u hodhën nga tarraca e një pallati gjashtëkatësh. Njëra prej tyre ka humbur jetën në vend, ndërsa tjetra ndodhet e shtruar në gjendje shumë të rëndë në spital, duke luftuar për jetën.

Sipas burimeve policore të cituara nga protothema.gr, dy shoqet dyshohet se morën së bashku vendimin tragjik pasi kishin konsumuar një sasi vodka.

Ato kanë lënë edhe shënime ku shpjegonin arsyet e veprimit të tyre, më pas janë ngjitur në tarracën e pallatit, kanë mbyllur derën, kanë vendosur kufje duke dëgjuar muzikë dhe kanë rënë nga lartësia, të kapura për dore.

Në çantën e vajzës që humbi jetën dhe banonte në atë pallat është gjetur një shënim. Në të, ajo shkruante se vuante nga depresioni, se i donte prindërit e saj dhe se ata nuk kishin asnjë faj.

Ajo shprehej gjithashtu se kishte frikë t’i zhgënjente për shkak të mosarritjes në provimet e maturës, duke përfunduar me fjalët: “Nuk dua të jetoj në këtë botë”.

Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, policia ka gjetur edhe një ditar në shtëpinë e vajzës tjetër 17-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje kritike në spital.

Edhe ajo kishte shkruar për depresionin dhe frikën se mund të zhgënjente prindërit në provime. Hetimet tregojnë se të dyja ishin shoqe të ngushta dhe dyshohet se kishin planifikuar së bashku aktin.

E mitura e mbetur gjallë ndodhet në gjendje jashtëzakonisht kritike dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas drejtorit të spitalit Asklipieio Voulas General Hospital, rreth orës 12:30 të dy vajzat u transportuan me ambulancë të EKAB në urgjencë. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore për më shumë se një orë, njëra prej tyre ndërroi jetë.

Ndërkohë, për rastin po kryhen hetime paraprake nga Policia e Ilioupoli.

Dëshmi tronditëse nga vendngjarja

Një dëshmitar okular, pronar i një biznesi pranë vendit të ngjarjes, ka treguar momentet e para të incidentit. “Dëgjova britma dhe më pas një goditje të fortë. Kur u ktheva pashë dy vajzat. Thirra menjëherë ambulancën dhe policinë. Ambulanca erdhi shumë shpejt, por deri atëherë po përpiqesha t’i jepja forcë vajzës që ende merrte frymë”, tha ai.

Sipas tij, një grua nga kati i parë zbriti menjëherë dhe konstatoi se njëra prej vajzave ishte ende gjallë, ndërsa pak më vonë mbërriti edhe një i ri që u identifikua si vëllai i njërës prej tyre.

Sipas një dëshmie të një fqinjëje, pak para ngjarjes, dy vajzat i kishin kërkuar administratores së pallatit çelësat e tarracës. Pak sekonda më vonë u dëgjua një zhurmë e fortë.

Fqinja ka treguar se administratoria u kishte treguar vendin e çelësave, por pa e kuptuar aspak qëllimin e tyre.

“Askush nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte. Nuk kishte si ta mendonte një ngjarje kaq tragjike”, është shprehur ajo. Ndërkohë, 17-vjeçarja e mbijetuar po trajtohet në gjendje kritike në KAT Hospital.