Në rreshtin e parë, para syve të gjithë botës, teksa dy karabinierë ngrinin flamurin tringjyrësh në shtizë. Historia e djaloshit 11-vjeçar, i cili më 27 janar ishte lënë në stuhinë e dëborës nga shoferi i një autobusi teksa po kthehej në shtëpi në Linjën 30 që nga Cortina zbret në Calalzo (Belluno), mbyllet në një frymë plotësisht olimpike. 11-vjeçari ishte detyruar të përshkonte 6 kilometra në këmbë përpara se të mbërrinte në shtëpi, i ngrirë dhe i lagur, shkruan Corriere della Sera.
Rol protagonist
Të premten në mbrëmje, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Milano-Cortina, djaloshi pati një rol protagonist në ceremoninë e ngritjes së flamurit që, njëkohësisht, bashkoi stadiumin San Siro të Milanos dhe një nga sheshet kryesore të “Mbretëreshës së Dolomiteve”. 11-vjeçari pa flamurin italian të ngrihej në shtizë së bashku me Fulvio Valbusa, Christian Zorzi, Giorgio Di Centa dhe Pietro Piller Cottrer, anëtarët e stafetës së artë 4×10 të Torinos 2006: me buzëqeshje, ai përshëndeti gjithë publikun, me pamje që arritën në çdo cep të planetit. “Ishte në qiellin e shtatë”, kishte treguar nëna ditët e fundit, kur familja kishte marrë ftesën për të qenë e pranishme në mbrëmje. Pjesëmarrja e tij në ceremoninë e hapjes erdhi pas “paqes” mes prindërve të 11-vjeçarit dhe shoferit protagonist të episodit të pakëndshëm: Salvatore Russotto kërkoi menjëherë falje ndaj nënës dhe babait dhe, mbi të gjitha, ndaj djaloshit.
Dhurata
Të gjithë, pas bisedës me shoferin, i pranuan ndjesat dhe çështja u mbyll, megjithëse drejtuesi u pezullua përkohësisht nga kompania që gjatë periudhës olimpike merret me Linjën 30. Pasditen e 27 janarit, 11-vjeçari kishte një biletë udhëtimi prej 2,50 eurosh dhe jo atë të shtuar prej 10 eurosh që kërkohej për lëvizjen: ai u detyrua të zbriste dhe, për t’u kthyer, u detyrua të ecë nën stuhi dhe me temperatura shumë të ulëta. Pas episodit, Provinca e Bellunos vendosi të heqë biletën prej 10 eurosh për banorët. Me pak fjalë, me ngritjen e flamurit nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike dhe përfundojnë (ndoshta) edhe polemikat, me një dhuratë që 11-vjeçari nuk do ta harrojë kurrë.

