HomeAktualitet

Rama nis takimet në Kosovë, mbërrin në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani

Rama nis takimet në Kosovë, mbërrin në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti në Presidencë, ku pritet takimi me Vjosa Osmanin në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Kryeministri Rama do të takohet më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.