Fitorja e kundërshtarit të Orbanit në Hungari e mërziti shumë Mulin. Të gjithë ata që thoshin pse Doktori nuk ikën nga kreu i PD u tregonin Orbanin. Por fitorja e Peter Magyar e mërziti.
-Çfarë është ky tipi, pyeti Muli Lelon.
-Ky është si Luli, por pak më ndryshe i tha Lelo. Dmth si Luli që ka qenë me Doktorin, por pasi u prishën ky luftoi dhe e mundi.
-Rrite gjarprin në dimër të ha në pranverë, tha Muli.
-Pak a shumë ashtu është, i tha Lelo. Por ti duhet ta urosh se bie në sy për keq.
-Po, tha Muli. Ja kam bërë një version që e uroj dhe i them që bravo Orbanit që i hapi rrugë rotacionit.
-Jooo, i tha Lelo, fshije se gabim. Se duket sikur Doktori nuk i hap rrugë rotacionit.
-A po, ke të drejtë, tha Muli. Po them fitore mbi autokracinë e shumëpërfolur të Orbanit.
-Jo ooo, i tha Lelo, fshije se duket sikur e ke për Doktorin.
-Po unë e kam për Ramën, tha Muli.
-Po atë s’e ka mund opozita, e ka mund Luli, i tha Lelo. Duhet kujdes.
-Po si ta bëj si Tritani, tha Muli.
-Jo aq rënd, por duhet me kujdes, tha Lelo.
-Po mirë, po e bëj që Hungarisë iu deshën 16 vjet për këtë ndryshim. Me këtë justifikojmë dhe ne veten pse jemi katër mandate në opozitë.
-O zotëri, ky që e mundi s’ka qenë opozitë. Ky dhe gruan e ka pas ministre të Orbanit. Ky është Luli po të them, por i fortë, jo si Luli.
-Po ça t’i them se, paska, tha Muli. T’i them urime Peter, urime Orban. Bashkohuni tani.
-Jo, se duket sikur i taksim Doktorit që do jetë pakicë në PD dhe do t’i thotë Salianjit hajt të bashkohemi tani kur të ftoj.
-Qenka punë muti, tha Muli. Këta hungarezët sikur kanë bërë zgjedhje kundër nesh, jo sikur kanë bërë kundër Orbanit. Alamet burri qe. I vetmi që na erdhi tek SHQUP. Si e mallkuar kjo godinë. Kush hyn këtu humbet. /Antena

