HomeAktualitet

Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Prishtinë me homologun e tij, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Kosovë.

Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Kurti, ndërsa më pas dy kryeministrat zhvilluan një takim të përbashkët ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimet rajonale.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Rama u prit gjithashtu edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë takim u riafirmua partneriteti strategjik dhe vëllazëror ndërmjet dy vendeve, si dhe angazhimi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm Kosovë–Shqipëri si faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke nënvizuar gjithashtu rolin konstruktiv të të dy shteteve në nisma ndërkombëtare që promovojnë dialogun dhe bashkëpunimin.