“Herën e fundit që isha në Kinë, presidenti atje më trajtoi shumë mirë, më organizoi një mikpritje të jashtëzakonshme.
Presidentit i thashë që herën tjetër që të vij në Kinë dua një mikpritje edhe më madhështore. Pastaj punësuam Kushnerin dhe ai është i dërguari i paqes. Duke qenë se Irani tani është një çështje e rëndësishme, kemi pasur bisedime me ta, ende nuk kemi arritur një marrëveshje.
Duhet të kemi një marrëveshje, përndryshe do të ndodhin gjëra të këqija. Kosova–Serbia, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim”, u shpreh Donald Trump.

