Protestuesit thërrasin çdo ditë “Berisha n’burg” por Saliu deklaron: Janë pak në protestë…janë një turmë e vogë injorantesh mjeranë, opozita e opozitës!

Protestuesit thërrasin çdo ditë “Berisha n’burg” por Saliu deklaron: Janë pak në protestë…janë  një turmë e vogë injorantesh mjeranë, opozita e opozitës!

Sali Berisha i cilëson mjeranë protestuesit që thërrasin “Berisha n’burg” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas tij, ato janë klithma dëshpëruese nga opozita e opozitës.

“Demokratët të gjithë janë në protestë. Në këtë protestë qindra dhe mijëra demokratë në mënyrë të vazhdueshme. Mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë që ata kanë marrë. Nuk kanë shkuar me simbole të partisë, por si demokratë, si qytetarë. Sa i përket sloganeve, ka disa momente. Nuk kanë asnjë lidhje me idealet e vërteta rinore qytetare. Janë slogane, klithma mjerane, të opozitës së opozitës”, tha Berisha.