HomeAktualitetDosja X

VIDEO/ Strukturat anti-terror dhe SPAK duhet të bëjnë detyrën! Zbulim brënda selisë së PD i fabrikës së molotovëve ekstra, vepër e rëndë penale

VIDEO/ Strukturat anti-terror dhe SPAK duhet të bëjnë detyrën! Zbulim brënda selisë së PD i fabrikës së molotovëve ekstra, vepër e rëndë penale

Molotovët e hedhur gjatë protestës së Partisë Demokratike duket se janë përgatitur në Selinë e Partisë Demokratike. Këto pamje, të siguruara ekskluzivisht nga Report Tv nga burime policore, tregojnë të rinj të PD-së që po sipas të njëjtave burimeve po bëjnë bëjnë gati molotovët dhe i shpërndajnë me njëri-tjetrin.

Nga verifikimi duket se vendi është pikërisht poshtë zyrave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në krahun që e lidh selinë e PD-së me Kalanë e Tiranës.

Pamjet janë siguruar nga burime të Report Tv pranë Policisë së Shtetit, e cila thotë se vërtetojnë se molotovët bëhen gati dhe ndahen brenda zyrave te PD.

Janë pikërisht po të rinjtë, shpesh të mitur, që më pas i hedhin molotovët në drejtim të institucioneve dhe policisë, shpesh duke vënë në rrezik jetët e efektivë dhe jo vetëm.

Berisha në disa raste e ka mohuar se molotovët i përgatisin njerëzit e PD dhe ka akuzuar policinë. Kjo video e nxjerr blof narrativën e tij, ndërsa me grupin e zjarrit ditën e djeshme u shfaq i fshehur mes çadrave edhe ish-gjyqtari sheik, Gjin Gjoni, tashmë deputeti i Berishës.