VIDEO/ Takimi i Arubës, opozita e përlyrë bën virgjëreshën: Kërkon emrat e politikanëve, Braho: Është çështje në hetim, nuk mund të ketë prova të lëna në gjumë

VIDEO/ Takimi i Arubës, opozita e përlyrë bën virgjëreshën: Kërkon emrat e politikanëve, Braho: Është çështje në hetim, nuk mund të ketë prova të lëna në gjumë

Opozita i kërkoi kreut të SPAK, Klodian Braho që të tregojë se kush janë politikanët që kanë marrë pjesë në takimin e Arubës.

Braho refuzoi të komentojë gjatë, duke thënë se është çështje në hetim.

Ivi Kaso: Kush janë politikanët shqiptarë që kanë qenë në takimin e Arubës, kanë pasur mandatin e kryeministrit, për të ndarë Shqipërinë në copa për pastrimin e parave? Ju shqetëson juve ky fakt që ka rrjedhur kjo dosje. A mendoni se keni detyrimin për t’iu përgjigjur publikut, se kush kanë qenë këta politikanë në Aruba. I majtë ose i djathtë, me ose pa mandatin e kryeministrit në xhep. Kryeministri kur i është referuar kësaj çështje, ka thënë le ti nxjerrë ujin e zi SPAK falsifikimin e pronave në bregdet.

Praktikisht ju ka thënë inversioni sa të doni, por vetëm falsifikimit të pronave në bregdet, as kush ka shkuar nga qeveria, as çfarë ka premtuat dhe ka marrë perisper qeveria. As kush janë përfituesit fundorë. Ju pengon ky prononcim publik dhje kjo sjellje publike e politikës që ka në dorë agjencitë e tjera që duhet të bashkëpunojmë me ju.

Klodian Braho: Është çështje në hetim, por nuk mund të ndodhë në SPAK që të ketë një provë dhe ajo të lihet aty në gjumë dhe të mos reagohet.